Prokuroria ngrit aktakuzë kundër ish-kryetarit të ART-së, Ekrem Hoxhës, dha tender kundërligjshëm

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish kryetarit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit, sepse kishte dhënë një tender kundërligjshëm. Tenderi iu kishte kthyer në rivlerësim, mirëpo sërish Hoxha e kishte shpërblyer kopmaninë e njëjtë me tender, duke shkelur ligjin, njofton Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Indeksonline.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë-Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve E.H, ish Kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Tekelekomunikacionit (ART) dhe L.K, ish anëtar i Bordit të ART-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Edhe anëtari i bordit L.K akuzohen se bashkë me Hoxhën kanë kryer veprën penale.

“Të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës të pandehurit ngarkohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e përzgjedhjes së operatorit ekonomik në tenderin “Qendra Nacionale e Monitorimit të Radiospektrit”, ku përkundër faktit që ky tender ishte kthyer në rivlerësim dhe ART-ja ishte gjobitur në vlerë prej 30.000.00 euro për shkak të shkeljeve të Ligjit të Prokurimit Publik nga Organi Shqyrtues i Prokurimit OSHP, të pandehurit nuk e kishin përfillur vendimin e OSHP-së dhe përsëri e kishin shpallur fitues të këtij tenderi operatorin e njëjtë ekonomik.

Prokurorja e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit ti shpall fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta