Një furgon shpërthen në flakë në hyrje të Tetovës (Video)

Sot në hyrje të Tetovës rreth orës 13 në afërsi të Palma Trade, një furgon i tipit Ford është përfshirë nga flakët.

Furgoni për arsye të panjohura ka marr flakë, po për fat të mirë askush nuk është lënduar, raporton TetovaSot.

Në vend ngjarje ka dal ekipi i zjarrfiksave të Tetovës, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Policia ka nisur hetimin në lidhje me shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit tek frugoni i qytetarit identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur.

Temat
LajmeRajon

Të afërta