NISMA për Kosovën, më nuk është Iniciativë Qytetare. Nga sot partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj, është shndërruar në subjekt politik, me kërkesën që e kanë bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e që dokumentin e posedon edhe Indeksonline.
Vendimi ka hyrë në fuqi më 25 të muajit maj të këtij viti dhe është nënshkruar nga shefja e KQZ-së, Valdete Daka, raporton Indeksonline.
Ndryshe NISMA për Kosovën ishte themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, si shkak i pakënaqësisë brenda PDK-së.
NISMA tash ka koalicion parazgjedhor me AAK e Ramush Haradinajt, që në zgjedhjet e ardhshme nacionale do të garojnë me një listë.
Fjalët kyçe
Nisma per kosoven