Midis Gjermanisë, shqiptari bart heroinë me shportë frutash

Në shportë gjendej një mollë, një portokall, një rrotë letrash kuzhine dhe nën këto, disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.

Policët kanë kapur të martën në Kassel një shqiptar 20 vjeçar i cili në qesen me fruta kishte fshehur gjysmë kilogrami drogë të tipit heroinë. Siç bën të ditur për mediat gjermane një zëdhënës policie, i riu po qëndron nga e mërkura në burgun për hetime, shkruan focus.de.

Policëve u kishte rënë në sy i riu që po ecte rrugës me kufje në vesh duke dëgjuar muzikë. Duke i pasur veshët të zënë ai fillimisht nuk i kishte vënë re fare policët.

Vetëm pasi që e prekën, ai reagoi i frikësuar, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit që i bënë, policët shumë shpejt zbuluan arsyen e frikës së tij: në shportë gjendej një mollë, një portokall, një rrotë letrash kuzhine dhe nën këto disa qese të vogla në të cilat shihej fare qartë heroina.

I riu shqiptar i cili pas kësaj u arrestua, po qëndronte në Gjermani pa letra. Kështu, ai tash duhet të përgjigjet për tregti ilegale me heroinë dhe për qëndrim ilegal.

Temat
BotëFunLajmePërgjithshme

Të afërta