Grabovci: Dashni e madhe mes meje dhe Ismet Beqirit (Video)

Këtë javë në emisionin n’Kosovë Show, ndër të ftuar është edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

I pyetur për funksionimin e koalicionit PDK-LDK, ai u shpreh se ka një pëlqyeshmëri të madhe mes tij dhe shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit.

Grabovci është i sigurt që ky koalicion do ta përfundojë mandatin e vet të plotë, poashtu që zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në 2018.

Poashtu Grabovci deklaroi se deri në 2026 do të jenë në pushtet.

Këto dhe shumë të tjera, ndiqni të dielen n’Kosovë Show, nga ora 20:30 në televizionin First Channel.

Shikojeni videon:

Temat
EmisionetLajmen'Kosovë ShowVend

Të afërta