Driton Çaushi, deputeti i ri i VETËVENDOSJES

Nënkryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Driton Çaushi pritet ta zëvendësoj Besnik Bislimin, i cili dorëzoi sot postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi e ka konfirmuar këtë për Indeksonline, i cili tha se Driton Çaushi do të zëvendësoj Besnik Bislimin.

“Po, Driton Çaushi do ta zëvëndësoj ish-deputetin Bislimi”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Besnik Bislimi ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Lexo poashtu: Jep dorëheqje Deputeti Besnik Bislimi i VV-së (Dokument)

Temat
LajmeVend

Të afërta