Dështon dialogu Kosovë-Serbi për kadastrat

Ka dështuar takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe për zbatim të marrëveshjes për kadastrën, ose kthimin e dokumenteve kadastrale të cilat Serbia i ka marrë dhunshëm nga Kosova gjatë luftës.

Pala serbe ka kërkuar që marrëveshja të trajtojë vetëm pronat e serbëve në Kosovë, duke kërkuar favorizim të komunitetit serb, por ky propozim është kundërshtuar nga pala kosovare.

“Ky takim ka dështuar me fajin e palës serbe, e cila që në fillim të takimit kërkoi që procesi i zbatimit të marrëveshjes të bëhej në baza etnike, pra një favorizim për serbët e Kosovës”, ka thënë Tahiri për Tribuna Channel.

Për këtë çështje, palët nuk do të takohen më bashkë. Sipas Tahirit, BE ka marrë vendim që palët të takohen ndaras në Prishtinë dhe Beograd, për të bërë plan të zbatimit të marrëveshjes

Temat
LajmeVend

Të afërta