Edhe dje në Kuvend nuk kanë munguar replikat, fyerjet dhe deri kërcënimet mes palëve.
Deputeti socialist Sadri Abazi, sa majtas – djathtas, provokonte dhe u dërgonte mesazhe kërcënuese, kolegëve demokratë.
Në një moment iu drejtua Shfredeu Shehut: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist!
Shehu i habitur nga këto fjalë, iu përgjigj: Çfare ke zotëri, kush të foli ty?! Në krah të tij doli deputeti Mhill Fufi, që e pyeti Abazin: Çfarë halli ke?
Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je ‘badigard’!
Shrefedin Shehu: Je në terezi more?!
Bedri Hoxha: S’qënke mirë o Sadri!
Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare!
Shrefedin Shehu: Këta njerëz përfaqëson ti!
Sadri Abazi: Eeej, t’i presët veshët! Mos më fol mua ashtu ti!