Delawie: Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka shënuar progres, ndonëse nuk po lëviz shpejt, siç duhet.

Ai ka thënë se përkundër historisë dhe këndvështrimeve dalluese, Kosova dhe Serbia kanë shënuar progres në përmirësimin e marrëdhënieve.

“Kosova duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj. Shtetet e Ballkanit duhet të punojnë së bashku dhe të tentojnë të bëjnë gjëra, që sjellin ndryshime praktike. Kosova duhet të jetë pjesë e Evropës”, tha ambasadori amerikan.

Në një intervistë në RTV21, ai ka folur edhe për hapat pozitivë që janë shënuar në Kosovë së fundmi, duke përmendur sukseset në fushën e sportit, si: pranimi në UEFA dhe FIFA, si dhe paraqitjen e parë të vendit në Lojërat Olimpike.

Temat
LajmeVend

Të afërta