Zyrtare, Besnik Hasi largohet nga drejtimi i Anderletit

Pas shumë lajmeve dhe aludimeve është konfirmuar zyrtarisht. Besnik Hasi është larguar nga detyra e trajnerit të Anderletit.

Lajmin e ka publikuar vet klubi në faqen zyrtare ku ka bërë të ditur se hasi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së njohur belge.

Hasi drejtoi Andeletin për disa sezone ku arriti që të shpallej edhe kampion i Belgjikës. Pas largimit hasi ka amrr edhe urimin e drejtuesve kryesor që e kanë falenderuar për kontributin e dhënë në krye të kësaj skuadre.

Ndërsa në deklaratën e tij për mediat Hasi është shprehur se Anderleti do të jetë gjithmonë në zemrën e tij si skuadra ku kaloi 14 vite si lojtar dhe trajner.

“Kam kaluar 14 vite të mrekullueshme tek Anderlecht, fillimisht si lojtar, pastaj si ndihmëstrajner e në fund edhe si trajner. Kjo skuadër gjithmonë do të jetë në zemrën time. Dua të falënderoj klubin për mundësitë që më kanë dhënë”, u shpreh Hasi.

Temat
BotëSportVend

Të afërta