Urimi i Sonit për Sinan Hoxhën pasi u bë baba (Foto)

Këngëtarja Soni Malaj ka uruar kolegun e saj Sinan Hoxhën për lindjen e djalit.

Sinan Hoxha u bë baba i fëmiut të parë me Andrrën, bashkëshorten e tij.

Ansi i vogël ka marrë edhe urimin e parë nga një kolege e babit, shkruan Telegrafi.

Soni Malaj është ajo që ka përshkruar madhështinë e të bërit prindër.

“Një prej miqve më të mirë që kam, sot provoi ndjenjën më të bukur, atë të qendurit baba. Me jetë të gjatë të djalit, pastë shëndet dhe qofshi gjithmonë të lumtur së bashku”, u shpreh Soni në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

Temat
Showbiz

Të afërta