Taulant Xhaka frikëson Kombëtaren

Mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka ka një shqetësim muskulor ndërsa stafi mjekësor kuqezi po kujdeset për të përmirësuar gjendjen e tij fizike.

Gjatë mesditës Xhaka i është bashkuar ekipit kombëtar ndërsa ka humbur seancën stërvitore për ditën e sotme pasi kuqezinjtë kishin nisur më herët trajnimin.

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare por stafi mjekësor po konsultohet me lojtarin i cili ka thënë më parë se dëmtimi nuk do të vendosë në rrezik prezencën e tij në ‘Euro 2016’.

Seancat e stërvitjes sot fillimisht është pozicionuar në fushën e tretë e cila është edhe në skajin më të largët të kësaj qendre stërvitore.

Temat
SportVend

Të afërta