Shtyhet gjykimi për terrorizëm

Seanca ndaj Mentor Zejnullahut të akuzuarit për vepra që lidhen me terrorizmin është shtyrë për mungesë të avokatit të tij.

Kryetari i trupit gjykues Agim Ademi në fillim të seancës gjyqësore njoftoi palët që avokati Rrahmon Kastrati përmes një parashtrese ka kërkuar që gjykimi të shtyhet pasi ndodhet në Strasburg.
Për këtë gjykata kishte njoftuar edhe prokurorin Elez Blakaj që të mos paraqitej në gjykimin e sotshëm pasi ai do të shtyhej për mungesë të kushteve për mbajtje të gjykimit.

Mentor Zejnullahu akuzohet për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist në tentativë, ndërsa në seancën fillestare në prill të këtij viti tha se nuk e dinte që ISIS-i ishte organizatë terroriste.
“Nuk e pranoj që e kam kryer këtë vepër penale dhe nuk e kam ditur që janë grup terrorist,” kishte thënë Zejnullahu para gjykatës.

Temat
LajmeVend

Të afërta