Sherifi: “Birra Peja” ta shpërblejë Mavrajn për reklamën që i bëri

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është bërë temë diskutimi në gjitha mediat shqiptare.

Mavraj gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në Facebook, konfirmoi se nuk do të veshë fanellën e Shqipërisë me reklamën e birrës së Pejës, për shkak se ai është mysliman i devotshëm.

E lidhur me këtë, sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se nga i gjithë ky debat prodhuesi “Birra Peja” ka përfituar reklamë e atë madje “Gratis”.

Lexoni postimin e plotë të tij në Facebook:

Pas refuzimit të Mërgim Mavrajt për ta veshur fanellën me reklamën “Birra Peja ” me arsyetimin se nuk dëshiron ta reklamojë birrën se është harram, shpërtheu një debat i madh në rrjetet sociale dhe pothuajse në të gjitha portalet shqiptare.
Në vend të komentit unë do të shtroj një pyetje? Cilin efekt e arriti refuzimi i Mërgimit për ta veshur fanellën me reklamën “Birra Peja”?
Prodhuesit e “Birra Peja” duhet të jenë shumë të kënaqur sepse, me sa kam mundur ta përcjell hapësirën e marketingut, reklamë më të madhe dhe më intensive se kjo e fundit asnjë produkti nuk i është bërë në Kosovë. Madje “GRATIS”!
Mendjet e teorive konspirative do të thoshin se pikërisht reklamimi i birrës ka qenë qëllimi i Mërgim Mavrajt. Për këtë publicitet të madhë që Mërgim Mavraj ia bëri “Birra Peja”-s, mendoj se e ka hallall një shpërblim nga “Birra Peja”!

Temat
LajmeSportVend

Të afërta