Pse është larguar Gëzim Kelmendi nga partia e Ferid Aganit? (Video)

Këtë javë i ftuar në intervistën “Saktë” ishte deputeti dhe kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi ka folur rreth qëndrimit të tij ndaj marrëveshjeve për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Poashtu ai është shprehur se këtë mandat ai është kandidat i pavarur, por ka pasur oferta për bashkëpunim nga të gjitha partitë.

Ai thotë se nuk është më në Partinë e Drejtësisë për arsye parimore, si dhe tregon pse është larguar nga kryetari i PD-së, Ferid Agani.

Kelmendi ka treguar se ka pasur bisedime për poste zyrtare dhe për ministri, por asgjë konkrete, oferta këto të bëra nga Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi.

Ky emision realizohet si bashkëpunim i televizionit First Channel dhe portalit saktë.net si dhe transmetohet çdo të enjte nga ora 22:00.

Ndiqni emisionin e plotë në youtube:

Temat
LajmeVend

Të afërta