Lutfi Haziri: LDK-ja dhe PDK-ja janë rivalët më të mëdhenj në Kosovë

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka theksuar se nuk ka pasur asnjë dijeni që do të mund të shkaktohej ndonjë incident i tillë si ai me aktivisten Donika Gërvalla.

“Në mbledhjen e fundit nuk kam pasur dijeni që do të mund të shkaktohet një incident i tillë me zonjën Gërvalla, apo me askënd tjetër”, ka thënë Haziri në një emision televiziv në RTK3.

Po ashtu Haziri ka theksuar se informimi rreth padisë nga aktivistja Gërvalla për ta është bërë i ditur vetëm nga mediet pasi që nuk kanë pasur dijeni se është bërë një padi e tillë nga ana e saj.

Ndërsa i pyetur rreth peticionit të aktivistit që funksionon në Zvicër Shefqet Dibranit, Haziri ka theksuar se ka pasur iniciativa edhe me herët nga persona të ndryshëm për peticione të tilla drejtuar drejtuesve të LDK-së, transmeton Indeksonline.

“Nëse ka fuqi të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme nga delegatët e LDK-së atëherë është gjë tjetër. Por Dibrani është një aktivistë në Zvicër, ndërsa kryeministri Mustafa është përballur me reagime, kundërshtime e gjëra të ngjashme edhe më herët”, ka shtuar Haziri.

Gjithashtu ai ka thënë në mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës të diskutohej për çështje të tjera, dhe jo vetëm të diskutohej për problemin apo incidentin e ndodhur.

“Do të ishte mirë të diskutohej për çështje të tjera, dhe jo vetëm të merreshin me incidentin e LDK-së. Pasi atë ditë i gjithë fokusi ka qenë në atë, dhe jo në zhvillimet e shumta që ishin brenda LDK-së.

Haziri ndër të tjerash ka theksuar se tre kryetarët historik të LDK-së kanë pasur më parë koalicione me PDK-në që do të thotë se nuk është aspak gjë e rrallë.

“Raporti më i dëmshëm politik ka qenë i vitit 2007 kur LDK ka humbur komunat në numrin më të madhe dhe kjo qeverisje ishte me partinë e AAK-së dhe jo me atë të PDK-së”, ka thënë Haziri.

Ai gjithashtu ka shtuar se gabimet për mos menaxhim pas vdekjes së presidentit Rugova kanë dëmtuar shumë LDK-në në kuptimin e rezultatit dhe prej asaj kohe është duke u punuar në stabizilim të elektoratit dhe në kthim të rezultateve pozitive.
“Besoj se LDK dhe PDK janë rivalët më të mëdhenj në Kosovë, dallojnë në mënyrën e qasjes në mënyrën e organizimit, kanë histori të ndryshme dhe kanë shumë çka që i dalin “, ka theksuar kryetari Haziri.

Por ai gjithashtu ka thënë se kur është dashur të bëhet partneriteti mes shteti është bërë. Duke thënë se nuk beson se ka qarje në mes të koalicionit apo që do të ketë.

“Nuk harrohet roli i PDK në opozitë në vitin 2007 dhe ka qenë shumë e vështirë të punohet me grupin e unitetit por në raport me qeverinë LDK AAK ka qenë pjesëmarrëse dhe punuese”, ka përfunduar Haziri.

Temat
LajmeVend

Të afërta