Kombëtarja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medieve ndërkombëtare

FUTBOLL SHQIPERI ARMENI - Ndeshja e futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nSOCCER ALBANIA VS ARMENIA - Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Çdo ditë në zyrën e shtypit të FSHF mbërrijnë kërkesa nga agjenci, television, gazeta dhe revista të rëndësishme ndërkombëtare.

Ata kërkojnë të intervistojnë lojtarë të kombëtares së Shqipërisë, trajnerin Gianni De Biasi dhe Presidentin Armand Duka.

Gjithashtu kërkesa të shumta ka edhe për të bërë reportazhe për ekipin kombëtar shqiptar, në qendrën stërvitore në Austri.

Trajneri De Biasi ka zhvilluar një intervistë me gazetën presitigjioze angleze “The Guardian”.

Nesër dhe pasnesër gjithashtu do të ketë vizita të tjera nga mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Agjencia Reuters, ka publikuar këto ditë dy artikuj. I pari është një analizë, për kombëtaren shqiptare të futbollit dhe i dyti është një portret i portierit portierin Etrit Berisha. Në analizën e saj, për ekipin shqiptar, ‘Reuters’ shkruan për profilin e skuadrës shqiptare dhe atë që ajo do të kërkojë në Francë.

Temat
SportVend

Të afërta