Kombëtares i bashkohen 4 futbollistë të tjerë

Ditën e sotme Kombëtares kuqezi do t’i bashkohen 4 futbollistë të tjerë, bëhet fjalë për tre lojtarë që militojnë në Superligën zvicerane, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji të Basel dhe Armando Sadiku i Vaduzit.

Ndërsa nga Azerbajxhani pritet të vijë Ansi Agolli i cili është i angazhuar me skuadrën e tij të Qarabag.

Taulant Xhaka, Naser Aliji dhe Armando Sadiku udhëtimin drejt Kombëtares e kanë nisur bashkë ndërsa kanë publikuar edhe një foto në rrjetet sociale.

Armando Sadiku shkruan se po udhëtojnë drejt Austrisë për tu bashkuar me Kombëtaren kuqezi në kuadër të përgatitjeve për ‘Euro 2016’.

Screenshot_5-37

Temat
SportVend

Të afërta