Mungon vetëm zyrtarizimi pasi Jose Mourinho sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Manchester United dhe për këtë do të transferojë disa ‘yje’ në ‘Old Traford’.
Objektivi kryesor i ‘Special one’ është braziliani i Chelseas, Willian për të cilin ‘Djajtë e kuq’ janë të gatshëm të ofrojnë 78 milionë euro, shkruan ‘Goal’, raporton Syri.net.
Sipas burimeve të tabloidit britanik ‘The Sun’, tekniku 53-vjeçar është i vendosur për të marrë shërvimet e ish-lojtarit të tij tek Chelsea.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare të klubit londinez të Chelseas.