Gold Ag i shpall luftë deputetes Alma Lama: As pesë pare si jap asaj për padinë

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi i njohur si “Gold AG”, është shprehur në mënyrë teje direkte, kur është pyetur se si do të veprojë pas padisë, që i ka bërë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama.

“Nuk i jap pesë pare për atë punë. Ka kush merret më të është avokati im, që merret me të dhe me atë punë, unë nuk kam kurrfarë pune aty”, është shprehur Gold AG.

Sa i përket mbylljes së llogarive që ka fituar në bazë të këngës, në kanalin Youtube ai ka thënë, se le t’i marrë të gjitha dhe ai nuk e ka problem.

“Veç ishalla nuk na merr shnetën, se për të tjerat krejt le t’i marrë”, është shprehur Gold AG.

Po ashtu ai tha se, nëse Gjykata vendosë të largojë këngën “Shqiptari2”, le ta bëjë, sepse sipas tij edhe Gjykata e Serbisë e ka larguar këngën e Zahir Pajaziti.

“Gjykata e Serbisë ka vendosë me heq këngën e Zahir Pajazitit, nëse vendosin për me heq edhe këtë, le ta heqin”, u shpreh ai.

Mirëpo atë nuk do ta ndal askush, Ariani tha se derisa të ketë hajni do të ketë edhe këngë nga ai.

“Unë jam një artistë që nuk merrem më padi, thjesht e paraqes realitetin nëpërmjet këngëve të mia, edhe aty e kam shpreh dhe tash dikujt i ka dhimtë, nuk kam çfarë të bëj”, është shprehur në fund të bisedës ai. /indeksonline

Temat
Showbiz

Të afërta