Gëzim Kelmendi: Nuk jam kundër LGBT, jam kundër kësaj sëmundje

Këtë javë i ftuar në intervistën “Saktë” ishte deputeti dhe kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi.

Kelmendi ka folur për komunitetin LGBT, duke thënë se askush nuk po ua shkel të drejtat, sepse të drejtat e tyre janë të garantuara me kushtetutë.

I pyetur se a është kundër këtij komuniteti, ai ka thënë se është kundër kësaj sëmundjeje.

Ai për këtë bazohet në faktin se ka kryer 14 vite studime në fushën e mjekësisë dhe e quan këtë si sëmundje të fituar me vullnet.

Kelmendi është shprehur se ka qenë kundër marshit për të drejtat e LGBT-së dhe ka folur rreth pjesëmarrjes së Presidentit Thaçi në këtë paradë.

Ai ka thënë se si qytetar i Kosovës nuk i ka ardhur mirë ta shohë pjesëmarrjen e Presidentit në këtë marsh, duke shtuar se Presidenti i një vendi nuk duhet të promovojë diçka që nuk i dëshiron familjes së vet.

Ky emision realizohet si bashkëpunim i televizionit First Channel dhe portalit saktë.net si dhe transmetohet çdo të enjte nga ora 22:00.

Ndiqni emisionin e plotë në youtube:

Temat
EmisionetLajmeVend

Të afërta