Edita Tahiri: Doni Asociacionin e Komunave me shumicë serbe? I kemi tri kushte

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se Kosova i ka tri parakushte para themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Si kusht i parë është shpërbërja e plotë e strukturave paralele serbe në Kosovë, raporton B92.

Pas ditës së parë të bisedimeve në kuadër të dialogut teknik mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, Tahiri përsëriti se pozicioni i Kosovës, në lidhje me vonesën në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ishte i qartë, transmeton Indeksonline.

“Derisa Serbia nuk heqë bllokadën e saj që i ka bërë Kosovës për prefiksin ndërkombëtar telefonik, për të cilin tashmë është rënë dakord në Bruksel, para se sistemi ynë i shpërndarjes së energjisë fillon të punojë në mënyrë të pavarur, për të cilën jemi dakorduar qysh në vitin 2013, ne nuk do të marrim masa në drejtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “, ka thënë Tahiri.

“Asociacioni nuk mund të themelohet pa u shpërbë plotësisht të gjithë strukturat paralele serbe të mbetura në Kosovë”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nga delegacioni i Beogradit në Bruksel sot parashtroj disa pyetje serioze në lidhje me marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, ai gjithashtu kërkoj edhe sqarimin e të gjitha pyetjeve që parashtroi.

Temat
LajmeVend

Të afërta