Dy femra shqiptare kapen me drogë në Milano(FOTO)

Dy femra nga Shqipëria janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me një sasi lënde narkotike.

Droga u gjet në banesën e tyre, që rezultoi të ishte 34 kg marijuanë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve atyre iu gjetën edhe disa gram kokainë, dy peshore dhe disa celularë.

Shqiptare mbaheshin nën vëzhgim prej disa kohësh, deri sa policia siguroi prova që mund t’i arrestonte. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

droga2-768x480

Temat
LajmeRajon

Të afërta