De Biasi shpërthen nga kritikat: Do ndëshkoj Armando Sadikun

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka shpërthyer me kritika ndaj sulmuesit Armando Sadiku pasi ky i fundit megjithëse është lënë i lirë nga ekipi i Zürich-ut ka mbërritur me vonesë në Austri aty ku Kombëtarja po kryen seancat e stërvitjes.

Kjo vonesë dhe ky veprim nuk i ka pëlqyer De Biasit i cili ka konfirmuar se do ta ndëshkojë Sadikun.

“Armando nuk do luajë? Nuk e dija, po ma thoni ju. Atëherë përse nuk është i grumbulluar këtu në kombëtare. Nëse dje nuk ishte në fushë e as në stol, do flasim. Armando është djalë i mirë dhe profesionist, ka dëshirë dhe është i vendosur, por kjo nuk do të thotë që nuk do marrim masa. Një tërheqje veshi herë pas herë të bën mirë. Do e shohim”, u shpreh kritik De Biasi.

Temat
SportVend

Të afërta