Arban Abrashi tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha tani më pensioni më i vogël në Kosovë edhe 158, ndërsa më i larti është 230, sipas Abrashit këto do të jenë të mjaftueshme për të gjithë ata që dinë të kursejnë.

Ai tha se nuk do të kandidon për kryetarë të Prishtinës deri sa t’i rregullon punët mirë në ministrinë që e drejton, transmeton Indeksonline.
“Nuk do të kandidojë për kryetarë të Prishtinës, duhet edhe pak më i ndreq punët në këtë ministri”, është shprehur ministri në emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun.

Ndërsa, në lidhje më rastin e Donika Gervallës ai tha se, ajo nuk është kryetare e LDK-së në Zvicër pasi që ata kanë organizuar zgjedhje vet pa e njoftuar Këshillin e LDK-së dhe vetëm i kanë dërgua një listë me disa emra Këshillit.

Mirëpo, Këshilli i ka kërkuar dokumente shtesë se si janë zgjedhur ata në krye të degës, por ata “udhëheqës” nuk i kanë dërguar dokumentet dhe Këshilli tani do të organizoj zgjedhje edhe në Zvicër dhe në Gjermani dhe në disa degë në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta