Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, thotë se gjërat në Kumanovë, në ditët e luftimeve të ndërmjet grupit të armatosur të shqiptarëve dhe policisë maqedone kanë mundur të shkojnë më keq.
“Sigurisht ka mundur të ndodhë më keq dhe të mos dalë askush i gjallë prej aty sepse deri në orën 10 ishin vrarë 3 policë dhe gjërat tanimë kishin shkuar shumë larg.
Përpjekjet bëheshin se si të ndërpritet zjarri dhe të marrin një vendim ata që ishin brenda. Por vendimi duhej të ishte i tyre. Ata kërkuan që të dorëzohen dhe në këtë vëzhgim situate ka qenë OSBE që e ka vëzhguar nga afër procesin e dorëzimit.
Më vjen keq për ata që kanë humbur jetën, por edhe për ata që janë në burgje, por më mirë se ata që janë në burgje mund ta thonë të vërtetën, nuk mundet askush tjetër”, tha Ali Ahmeti për emisionin Jeta në Kosovë.