Adem Grabovci i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Do të ketë riformatim (Video)

Nënkryetari i PDK-së Adem Grabovci ka thënë se deklarata e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit për riformatim të Qeverisë është në perputhje me qëndrimet e partisë, në përpjekje për të pasur qeverisje më të mirë të vendit, e kjo varet edhe nga partneri i koalicionit.

“Riformatimi bahet në perputhje me nevojat, kur ta shohin partneret se asht nevoja per riformatim atëhere kemi me ba. Na kemi me vazhdue me qeverisjen e vendit. Nuk perjashtohet mundësia e riformatimit atëhere kur ka ngecje”.

Grabovci u shpreh i bindur se dëshira për rifomatim do të vije edhe nga partneri i koalicionit–LDK.

“Aty ku ka lëshime normal qe kane me u ba zavendësimet e nevojshme”, theksoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta