7 shenja që tregojnë se jeni duke e tepruar me kafe

Efektet anësore të sasisë së madhe të kafeinës janë tëpër delikate.

Nëse e teproni me kafe, atëherë ju mund të dëmtoni shëndetin tuaj.

Ja cilat janë shtatë shenjar që tregojnë se jeni duke e tepruar me kafe:

Ndjeheni në ankth

Stresti i përditshëm dhe dëshira për të tejkaluar stresin mund të ju bëjë të rrëmbeni nja filxhan kafe edhe pa patur shumë dëshirë dhe nevojë për të. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor rekomandon që njerëzit që vuajnë nga ankthi të shmangin konsumimin e kafes.

Dhembje stomaku

Dhimbjen e barkut ju mund ta arsyetoni me ndonjë ushqim që keni ngrënë dhe që nuk ju ka pëlqyer, por shkencëtarët europianë kanë ardhur përfundim se kafeja shkakton dhimbje të barkut.

Zemra rreh më shpejt

Kur e teproni me kafe, zemra fillon të rrahë më shpejt. Ndjeni sikur zemra do ju dal nga gjoksi. Sipas shumë mjekëve botërorë, rrahjet e shpeshta dhe të fuqishme të zemrës shkakton nga konsumimi i kafes, nikotina dhe alkoholi. E vetmja zgjidhje që të shmangni këtë është të hiqni dorë nga konsumimi i tëpërt i kafes.

Keni diarre

Gjithkush e di se kafja ndihmon për pastrimin e organizmit. Por, nëse pini më shumë se dy ose tre kafe ne ditë, atëherë mund të kaloni në diarre.

Nuk mund të fleni

Shenja e parë që përjetoni nga konsumimi i kafës është pagjumësia. Kafja shumë lehtë mund të shkatërrojë procesin e gjumit, transmeton koalb.com. Sipas klinkës ‘Mayo’, kafja qëndron në sistemin tuaj për më shumë se 14 orë, duke rritur kështu problemet me gjumin gjatë natës.

Ndjeheni nervoz

Kafja ju shton koncentrimin, por ndonjëherë ju rrit sistemin nervor më shumë se që duhet. Kafja rrit sistemin nervor qëndror, duke shkaktuar dridhje dhe nervozë më të madhe. Në vend të kafes, merrni lexoni ndonjë novelë.

Dhimbje kokë

Sasia e tepruar e kafes mund të ju shkaktojë dhimbje të kokës. Sipas studimeve të fundit, nëse e teproni me sasi të kafës, ju mund të ndjeheni të lodhur dhe të përjetoni dhimbje koke. Kafen mund ta zëvnedësoni dhe me ndonjë çaj, ose ndonjë lëng. /Koalb/

Temat
Shëndet

Të afërta