Tërmkolli: Ligji i ri për regjistrimin e popullsisë i panevojshëm, por kjo po bëhet për serbët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, duke folur për Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ka theksuar se në kuadër të regjistrimit të ri duhet të hyjnë edhe katër komunat serbe, të cilat pritet të themelohen shumë shpejt.

Ajo në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ligji për regjistrimin e popullsisë ekziston, dhe sipas saj, fakti që duhet me nxjerrë ligj të ri është i panevojshëm, transmeton Telegrafi.

“Ekziston Ligji për regjistrimin e qytetarëve. Nuk e di nëse këtë e ka kërkuar Zyra e Bashkimit Evropian (BE) ose Zhbogari. Sa ligje i bëjnë të tjerët për regjistrim të popullsisë. Ne e dimë për rrethanat specifike, në atë pjesë të Kosovës. Jemi për regjistrim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)”, ka shtuar Tërmkolli.

Temat
LajmeVend

Të afërta