Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për shkarkimin e tij.
Lajmin e bëri të ditur avokati i tij mbrojtës Ferdinant Ndoja, i cili ka depozituar një ankesë kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij, menjëherë pas publikimit të video-skandalit të publikuar në Ora News.
Me dërgimin e çështjes në Gjykatës Kushtetuese pezullohet mbajtja e zgjedhjeve në Bashkinë e Peshkopisë deri në shpalljen e vendimit nga kjo gjykatë. Aktualisht, Xhelili ndodhet i arrestuar me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.