Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë gjetur mjete të dyshimta shpërthyese në komunën e Malishevës dhe Skenderajt, të cilat deminuar me sukses nga FSK-ja.
“Fshati Balincë, Malishevë, ankuesi K/Shqiptar ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe e ka tërhequr mjetin e dyshimtë (predhë e minahedhësit L-8) pa ndonjë incident.
Fshati Klinë e Epërme, Skenderaj, lidhur me rastin sot me 24.05.2016 njësia për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes granatë dore. Të gjitha njësitë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raport.