Mariq: E rëndësishme që protesta e shqiptarëve të mos drejtohet kundër kishës dhe serbëve

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Ljubomir Mariq ka thënë sot se është e rëndësishme që protesta e shqiptarëve në Deçan të mos drejtohet kundër Kishës Ortodokse Serbe dhe serbëve lokal.

Mariq i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se secili ka të të drejtë që t`i shfaq pikëpamjet politike, por sipas tij është me rëndësi që vullneti politik dhe qëndrimet të mos jenë të drejtuara negativisht ndaj komunitetit serb.

Ky reagimi i tij erdhi pasiqë menaxhmenti i Komunës së Deçanit ka planifikuar që për nesër në mesditë të mbajë një protestë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i ka dhënë të drejt Manastirit të Deçanit që pronat përreth të shfrytëzohen nga kjo e fundit.

Kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj ka thënë se vendimi i Kushtetueses ishte i padrejtë dhe i ndikuar politikisht.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 21 maj vendosi e për t’i dhënë 24 hektarë tokë në pronësi të Manastirit të Deçanit. /Klan Kosova/

Temat
LajmeVend

Të afërta