Koci: KFOR-i, para se ta ftojë Dikoviqin, ta ketë parasysh se ndaj tij ekziston kallëzim penal për masakrën e Rezallës

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci kërkon nga KFOR-it që para se ta ftojë sërish në Kosovë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, ta ketë parasysh se tashmë ndaj tij ekziston kallëzimi penal për masakrën e Rezallës.

Ka qenë pikërisht avokati Koci që bashkë me Rrustem Rukollin kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës kallëzimin penal kundër Dikoviqit.

Postimi i plotë i Arianit Kocit në Facebook:

Kallëzimi penal për masakrën e Rezallës!

KFOR-i, para se ta ftojë në Kosovë përsëri gjeneralin Ljubiša Dikovi?in, shefin e Shtatmadhorisë së Serbisë, duhet ta vlerësojë dhe to hetojë mirë provat në kallëzimin penal, që është dorëzuar sot, lidhur me dyshimet kundër tij, për masakrën e Rezallës.

Në kallëzim penal ka prova materiale dhe dëshmi të dëshmitarëve okular, me të cilat përtej dyshimit të bazuar mirë, vërtetohet përgjegjësia e gjeneralit Serb.

Temat
LajmeVend

Të afërta