Këngëtarja kroate merr çmimin famëkeq të Eurovisionit

Nina Kralic ka përfaqësuar Kroacinë në festivalin evropian të muzikës të mbajtur në Stockholm të Suedisë.

Me gjithë pritshmëritë e mëdha, ajo zhgënjeu duke mos triumfuar në Eurovision ku ngadhënjeu përfaqësuesja e Ukrainës, Jamala.

Por, kroatja ka rrëmbyer titullin e çmimit famëkeq “Barbara Dex” për veshjen më të keqe në Eurovision Song Contest.

Përfaqësuesja kroate ishte e veshur me një fustan, i cili një pjesë ishte i përbërë prej letre të tualetit dhe ka qenë objekt i talljes në rrjetet sociale dhe televizionit gjerman RTL.

Kujtojmë se Shqipërinë e përfaqësoi këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” dhe nuk arriti të kualifikohet në natën finale të festivalit.

Vlen të ceket se edhe veshja e Enedës është kritikuar, të cilën e ka qepur kreatorja e modës, Bora Kokëdhima. /Telegrafi/

kroacia (1)

Temat
Showbiz

Të afërta