Era Istrefi ka performuar së fundmi në shumë televizione evropiane.
Por performanca më e fundit e saj vjen nga Franca.
Eshte emisioni Mad Mag një prej më të shikuarve në Francë që ka pasur protagoniste Era Istrefin, e cila ishte mysafire në këtë emision për të performuar live hit këngën “Bon Bon”.
Edhe në Francë ashtu sikurse në shumë shtete “Bon Bon” ishte lart e ranguar në top lista.
Kështu, publiku francez mirëpriti performancën e Erës në këtë emision dhe këngëtarja shihet mjaft në disponim për projektin “Bon Bon” mjaft i vështirë për t’u performuar.
Era vazhdon me hapa gjigant drejt majës së skenës muzikore botërore./Telegrafi/
Temat
Showbiz