Dibrani: Erdha në Kosovë ta shkarkoj Isa Mustafën (Video)

“Isa Mustafa dëshiron t’i shkatërroj degët e diasporës për shkak të dëshmive që i kanë këto degë për keqperdorimin marramendës të 3 përqindëshit nga Isa Mustafa dhe ‘klika’ e tij. Legjitimitetin tim ma ka dhënë Kuvendi që u mbajt me 8 Maj. Kemi qenë gjithsej 4 kandidatë dhe kemi votuar nën vezhgimin e kamerave, askush nuk mundet me ma marrë këtë legjitimitet”, ka thënë Dibrani në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum.

Sipas tij, edhe pse në Kosovë Isa Mustafa i ka shndërruar njerezit në LDK si vegla te tij, ne Zvicër nuk do të mundet.
“Simpatizantët e Mustafës në Zvicër i nxen një autobus”, theksoi ai.

Dibrani ka thënë se ka një arkiv të pasur në shtëpinë e tij në Zvicër për keqpërdorimet e Isa Mustafës, prandaj edhe po sillet në këtë mënyrë me degët në diasporë.

“Deri në fund do t’i shkojmë dhe do t’i tregojmë se sa e urrën Mustafa demokracinë dhe botën e lirë. Unë kam marr mesazhe, por unë e kam një obligim ndaj votuesve në Zvicër, nuk lejoj me i shkaterru Isa Mustafa me klanin e tij. Frikë nuk kam le ta din edhe Mustafa edhe të tjerët. Si të jam i gjallë, me shpirt kam me shku”, tha Dibrani për mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të Shtunën.

Dibrani duke folur për peticionin, ku kërkohet doreheqja e Mustafes, tha se nëse ka vullnet, ai peticion do të vije edhe nëpër degët e LDK-së në Kosovë.

“Isa Mustafa është një pule e lagur para personaliteteve serbe, e ndaj shqiptarëve e anëtarëve të partisë se tij është diktator. Mustafa njërën këmbë e ka pas në institucionet shtetërore e tjetrën në Serbi”, vleresoi ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta