Brad Pitt shpëton një fanse, si në filma

Aktori i famshëm hollivudian, Brad Pitt, edhe një herë i ka mahnitur fansat e tij duke e shpëtuar një fanse të re, e cila kishte ngecur në afërsi të tij.

Aktori i ka xhiruar skenat e filmit të ri, “Allied”, në Las Palmas, ndërsa një numër i madh i fansave ishin grumbulluar përreth shesh-xhirimit për ta parë atë nga afër.

Në momentin kur Pitt u afrua te rrethimi, ndodhi një kaos i madh dhe një vajzë re ishte në rrezik të shtypej nga turma e fansave.

Megjithatë, aktori e vërejti rrezikun dhe ndërhyri menjëherë, duke e larguar atë nga rrethimi dhe e uli në një vend të sigurt./parrotlla/

Temat
Showbiz

Të afërta