Zyrtarët egjiptianë: Eksploziv në aeroplanin që u rrëzua të enjten

Analizat e realizuara nga mjeko-ligjorët për mbetjet e njerëzve pas rrëzimit të aeroplanit MS804 kanë treguar për eksploziv në aeroplan.

Zyrtarët e Egjiptit kanë deklaruar se nuk kishte kthesa të dyshimta të aeroplanit , gjë kjo që ka rënë në kundërshtim me informatat e dhëna më herët nga zyrtarët egjiptianë.

A320 Airbus ishte në rrugë nga Parisi në Kajro me 66 persona në bord ka pësuar rënie në Detin Mesdhe.

Ministri i mbrojes së Greqisë ka thënë se avioni u kthye në 90 gradë pasi ishte në 360- para se të binte në det, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Ndërsa as Egyptair dhe as Ministria e Aviacionit Civil nuk ka komentuar lëvizjet e fundit të këtij aeroplani kurse ishin zyrtarët rusë dhe amerikanë që besojnë se shkak i rrëzimit është sulm terrorist derisa as nga Franca, Greqia dhe Egjipti kjo mundësi nuk përjashtohet./Indeksonline/

auto__89743740_aircraft_movements_inf624-011464086376

Temat
BotëLajme

Të afërta