U mbajt seanca gjyqësore kundër Gold Ag, deputetja Lama kërkon ndalimin e këngës “Shqiptari 2” (Video/Foto)

Deputetja Alma Lama ka qenë pjesë e seancës gjqysore ndaj këngëtarit Gold Ag.

Gold-Ag është paditur nga deputetja e LDK-së, Alma Lama për shkak se ajo ishte ndier e ofenduar nga vargjet e këngës “Shqiptari 2”. Deputetja Lama ka kërkuar nga Gjykata masën e sigurisë për ndalimin e kësaj këge dhe bllokimin e llogarive bankare.

Ky është postim i plotë i Alma Lamës:

Me avokaten time Merita Stublla Emini, pas seances gjyqesore kunder Arian Agushit, te cilin e kam paditur per fyerje publike, dhe publikuesit e kenges ku me eshte bere fyerja. Kerkuam masen e sigurise per largimin e kenges dhe bllokimin e llogarive bankare.

Lexo poashtu: Kjo është kënga e Gold AG për Ramazanin

Ky proces, pervec vendimit rreth rastit tim, do te vendose edhe se cfare do behet me abuzimin me lirine e shprehjes ne Kosove, edhe me fyerjen qe iu behet figurave publike, sidomos grave ne politike.

Pa u ndeshkuar, abuzuesit e kesaj lirie nuk marrim vesh.

Alma Lama

Temat
Showbiz

Të afërta