Salihaj: LDK nuk del mirë, nëse tash shkohet në zgjedhje

Nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme, LDK nuk do të dalë mirë, pasi që elektorati i kësaj partie ka humbur besimin në udhëheqësit e LDK-së. Kështu vlerëson Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Elektrokati i LDK ëshët në mllef për koalicion me PDK, për zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, pra nëse shkohet në këtë periudhë në zgjedhje LDK mund të humb. Nuk e di sa se por elektorati është i mllefosu. Duhet që të qetësohet situata në mënyrë që të shkohet në zgjedhje, kjo në të mirë të LKD-së”, ka sqaruar Salihaj në emisionin Poltikë të TribunaChannel.

Duke komentuar rastin e fundit me Donika Gërrvallën, si ish kryetare e degës në Gjermani, Salihaj thotë se ka pasur mundësi të marrë pjesë në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ngase kjo përcaktohet me statut të kësaj partie.

I pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për atë që i ndodhur Donika Gëravllës duke mos u lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të LDK-së, ai ka thënë se në Kosovë nuk ekziston institucioni i përgjegjësisë, as në parti as në shtet nuk ka ndodhur kurrë.

“LDK do të ishte e nderuar që ajo është pjesë e partisë, nuk duhet të tërhiqet zvarrë ashtu siç ka ndodhur. Ata kanë qëndrim ndryshe edhe nuk po vihen në vendin meritor, ngase mendojnë ndryshe”, ka shtuar Salihaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta