Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, tha sot se janë të papranueshme të gjitha kërkesat për shtyrjen e formimit të Asociacionit (Bashkësisë) të Komunave me shumicë Serbe (AKS).
Mariq i tha Tanjugut se pret që pa shtyrje të mëtejshme të zbatohet pjesa e Marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me AKS-në, që do të thotë të hartohet dhe të harmonizohet statuti si dhe të caktohet mbledhja konstitutive e Asociacionit/ Bashkësisë, transmeton Koha.net.
Ministri Mariq ka thënë se serbët insistojnë që të zbatohet pjesa e Marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me formimin e AKS-së ashtu siç është paraparë dhe se Qeveria e Kosovës duhet të miratojë vendimin, të cilin do ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese, me çka do të krijohet korniza për hartimin e Statutit të AKS-së, të harmonizohet dhe të miratohet.
“Të gjitha kërkesat për shtyrje të mëtejshme të formimit të AKS-së për ne si faktorë politikë, si përfaqësues të popullit tonë, nuk janë më të pranueshme dhe ne çdo ditë dot ë këmbëngulim që Marrëveshja për AKS-në të zbatohet”, është shprehur Mariq.
Ai ka rikujtuar se bashkësia ndërkombëtare është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe se asaj i bie përgjegjësia më e madhe, se serbët nuk dëshirojnë të emërtojnë askënd, se nuk e kanë ndërmend të konfrontohen, meqë bashkësia ndërkombëtare është ajo që ka zhvilluar dialogun dhe e ka për detyrë të zbatojë atë për të cilën është arritur marrëveshja.