Merovci kujton sulmin që iu bë Rugovës nga serbët në vitin 1992

Ish bashkëpunëtori i afërt i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka kujtuar 24 majin e vitit 1992 kur Ibrahim Rugova është zgjedhur për herë të parë president.

Merovci ka kujtuar edhe si ishte sulmuar ish presidenti Rugova, të cilin e ka cilësuar edhe president historik.

“Nga banesa në Lakrishtë e deri te lokalet e quejtura të “Ramiz Sadikut” , e dërguam për të votuar njeriun që u zgjodh President që tani po i themi Historik, Ibrahim RUGOVA. Pas votimit dhe gjatë kthimit pë në banesë, mu para hyrjes në banesë u sulmuam nga fqinjët serb në Lakrishtë. Për një “qime floku” shpëtoi Presidenti RUGOVA”, ka shkruar Merovci në Facebook.

Ai ka thënë se rruga nuk ishte e lehtë por ishte e vështirë.

Temat
LajmeVend

Të afërta