Kur flamuri shtetëror nuk respektohet nga institucionet (Foto)

Kushtetua e Republikës së Kosovës dhe Ligji për Simbolet Shtetërore e precizon në detaje se si duhet mbrojtur, ruajtur dhe shfrytëzuar simbolet shtetërore, përfshirë flamurin e shtetit.

Ani pse këto janë shkruar, lexuar, e votuar nga shumica e legjislativit aktual dhe krerëve të institucioneve qendrore, asnjëri nga ta nuk kujtohet për to.

Flamuri i Kosovës, sipas pikës 7.6, Nenit 7, ‘Vendosja e flamurit shtetëror të Kosovës’, thotë se: “Ndalohet vendosja publike e flamujve nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar”.

Por një gjë e tillë nuk respektohet nga dy prej ndërtesave kryesore të vendit.

Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës/Presidenca, në ndërtesat e tyre kanë flamuj të dëmtuar, grisur, apo të tillë që duken thuajse janë në gjysmë shtizë.

KosovaPress, në afat prej pesë ditësh, ka fotografuar flamujt shtetëror në dy ndërtesat e lartpërmendura, dhe gjendja e flamujve të dëmtuar nuk ka ndryshuar.
f1-6

f2-4

Temat
LajmeVend

Të afërta