Gjeniu 12-vjeçar nis universitetin (Foto)

Në Universitetin e Kalifornisë, është pranuar studenti më i ri, ai është vetëm 12-vjeç dhe është nga Sacramento (SHBA). Gjeniu Tanishq Abraham, thotë se ka në plan të studiojë inxhinieri biomjekësore dhe të marrë titullin doktor sapo të mbushë 18 vjeç.

Tanishq e ka nisur shkollën e mesme në moshën 7-vjeçare dhe është nderuar me çmime në lëndë si shkenca të përgjithshme, matematikë, fizikë dhe gjuhë të huaja.

Profesorët fillimisht nuk donin ta pranonin në kolegj, por më në fund një prej tyre ra dakord me kushtin që mësimet me të t’i ndiqte edhe e ëma, një mjeke veterinere. Dy vjet më parë, gjatë një fjalimi për “TedX”, Tanishq është shprehur se njerëzit duhet të shkojnë në universitet atëherë kur e ndiejnë veten gati dhe jo kur kanë mbushur moshën.

Tanishq Abraham

Tanishq Abraham_2

Tanishq Abraham_3

Tanishq Abraham_4

Temat
Fun

Të afërta