Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi kryetari Zenun Pajaziti, shqyrtoi raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës.
Pajaziti shprehi shqetësimin e tij për objektin e Televizionit publik, i cili kërkoi angazhimin e zyrtarëve ligjorë për zgjidhjen e problemit të kësaj çështje, ai ndërkaq shtoi se askush nuk do të lejojë që televizioni publik të mbetet pa pronë.
Ismet Bexheti, kryetar i Bordit të televizionit publik, paraqiti raportin vjetor të RTK-së, i cili tha se për gjatë këtij viti kemi ruajtur pjesën programore, shikueshmërinë dhe besimin e shikuesve.
Ai shtoi se bordi në bashkëpunime me menaxhmentin e televizionit publik, kemi bërë ndryshimin e rregulloreve të brendshme si dhe kemi sjell rregullore të reja.
Ai po ashtu shprehu shqetësimin e tij për mos shfaqjen e programeve në digjital, për mungesë të mjeteve financiare.
Në fund u tha se duhet sa më shpejtë të bëhet zgjedhja e çështjes së transmetimit digjital.