Artistja shqiptare pritet nga kryeministri serb

Ky prezantim skenik i artistes së madhe shqiptare Inva Mula në Shtëpinë e Operës së Beogradit vlerësohet të jetë i rëndësishëm, pasi që prej vitit 1945, në këtë skenë nuk është ngjitur ndonjë artist shqiptar.

Sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula tashmë po qëndron në Beograd e cila në mbrëmjen e së mërkurës do të prezantohet me shfaqjen operistike “La Boheme”.

Dhe pikërisht për këtë paraqitje, artistja shqiptare Inva Mula, të martën është pritur edhe nga kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic, i cili edhe i ka uruar mirëseardhje, shkruan Tanjug, transmeton kultplus.

Ky prezantim skenik i artistes së madhe shqiptare Inva Mula në Shtëpinë e Operës së Beogradit vlerësohet të jetë i rëndësishëm, pasi që prej vitit 1945, në këtë skenë nuk është ngjitur ndonjë artist shqiptar.

Edhe vetë Inva Mula është shprehur të jetë e lumtur për këtë prezantim artistik. Mula njihet për interpretimet e saja të veçanta në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë performancat e saja në skenat më prestigjioze në botë.

Temat
Showbiz

Të afërta