“The National” skocez: Maqedonia është nën goditje të skandalit me përmasa epike

„Përgjimi tregon korrupsion në Qeveri, keqpërdorim të fondeve dhe ndjekje penale të pabaza të kundërshtarëve“, shkruan gazeta skoceze, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndoshta bëhet fjalë për një shtet të vogël me vetëm 2,1 milionë njerëz, por Maqedonia është nën goditje të një skandali me përmasa epike, thekson The National skocez në analizën e saj për krizën politike në vend.

Në këtë tekst theksohet që qeveria konservatore e cila shndërrohet në autoritare ndërlidhet me fshehjen e vrasjes dhe përgjimit masiv.

„Përgjimi tregon korrupsion në Qeveri, keqpërdorim të fondeve dhe ndjekje penale të pabaza të kundërshtarëve“, shkruan gazeta skoceze.

Më tej shtohet se derisa Maqedonia ka qenë në faqet e para të mediave për shkak të mbylljes së dyerve për refugjatët, brenda kufijve ndodhin protesta përmes të cilëve kërkohet shtyrja e zgjedhjeve. D palët e ndara, siç thuhet në këtë analizë, pohojnë se pala tjetër është e manipuluar, kryesisht nga perëndimi, respektivisht nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në sqarimin e hapit të presidentit Gjorgje Ivanov për falje, theksohet për gjoja shfaqjen e transparentit me mbishkrim: „Zëvendësojeni presidentin me 10.000 refugjatë“.

Në analizë thuhet që Gruevski dhe Ivanov e kanë përkrahjen e rusëve.

Temat
BotëLajme

Të afërta