Takim historik mes Papa Françeskut dhe imamit sunit

Papa Françesku priti sot në Vatikan Sheikh Ahmed el-Tajiba, imam i xhamisë sunit dhe shefi i Universitetit Al-Azhar në Kajro, kjo është ardhjen e parë e një udhëheqësi sunit në Vatikan pas shumë viteve agresioni, po ashtu dëshmon përmirësimin gradual të marrëdhënieve mes dy besimeve.

Pas mbërritjes, Sheikh Ahmed el-Tajiba në Pallatin Apostolik, Papa tha se fakti është shumë i thjesht sepse ky takim i një rëndësie të madhe në përmirësim të marrëdhënieve.

“Ky takim është një mesazh,” tha Papa Françesko, raporton AP.

Ata folën privatisht 25 minuta në bibliotekën private të Papës, ndërsa në fund të vizitës u përqafuan në mënyrë simbolike, transmeton Indeksonline.
El-Tajib dhe delegacioni i tij diskutuan edhe me kardinalin i cili është në krye të dialogut ndërfetar.

Kjo është hera e parë që një udhëheqës sunit vizitoi Vatikanin.

Takimi u zhvillua pasi xhamia Al-Azhar, një institucion prestigjioz për studime të teologjisë sunnite dhe ligjit të Sheriatit, pezulluan për pesë vjet bisedimet me Vatikanin si shenjë proteste ndaj komenteve që kishte bërë Papa Benedikti mbi këtë institucion.

Benedikti kishte kërkuar mbrojtje më të madhe të krishterëve koptik në Egjipt, pas shpërthimit të një kishe të krishterë në Aleksandri që vrau 21 persona.

Që atëherë, sulmet islamike mbi të krishterët janë më të shpeshta, por me ardhjen e Papës së ri në Vatikna dhe të El-Tajiba në Al-Azhar ka filluar një rivendosje e lidhjeve mes delegacionit të Vatikanit dhe Kajros.

Pas vizitës në Vatikan, El-Tajib do të udhëtojë në Paris për të hapur konferencën katoliko-myslimane për marrëdhëniet midis Lindjes dhe Perëndimit.

Temat
BotëLajme

Të afërta