Serwer reagon pas shkrimit të New York Times: Kosovarët, myslimanët më pro-amerikan në botë

Në një artikull New York Times për Kosovën në të cilin thuhej se Kosova është tokë e pjellore për ekstremistë e ISIS-it, ka reaguar fuqishëm analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer.

Serwer në tekstin e botuar në ueb faqen e vet, thotë se Qeveria e Kosovës ka reaguar tashmë fuqishëm dhe në mënyrë efektive se ajo ka arritur rezultate për të luftuar ekstremizmin fetar;

-Shqiptarët e Kosovës, si dhe qeveria e tyre mbetet me shumicë dërrmuese dhe me entuziazëm pro-amerikane dhe pro-evropiane.
Për sa i përket numrit të luftëtarëve të huaj për frymë në mesin e popullatës së tyre myslimane, Kosova është në gjysmën e poshtme të listës së vendeve, renditet e 14 në mesin e 22 vendeve me numrin më të madh të luftëtarëve të huaj për frymë të popullsive të tyre përkatëse myslimane, shkruan Serwer, transmeton Indeksonline.
Qeveria e Kosovës është duke pretenduar se nuk ka pasur rekrutë të njohur kosovarë të Shtetit Islamik (ISIS) në vitin e kaluar.

Rekrutimi ISIS në mbarë botën ka rënë në përgjithësi, për shkak të humbjes së territorit dhe të luftëtarëve gjatë vitit të kaluar.

Lexo edhe: BIK-u e konfirmon se dy xhami nuk i ka nën kontrollë

Por, përveç Prishtinës edhe Drejtoria e Policisë në fillim të këtij muaji në Bruksel u përfshi në një aksion të fuqishëm.
Ai aksion përfshiu 110 arrestime, 67 aktakuza dhe 26 që besohet se kanë lidhje me organizata terroriste.
Qeveritë e shumicës se vendeve kanë përgatitur strategji për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Mjedisi i përgjithshëm politik është i favorshëm për bllokimin dhe rekrutimin e ISIS: Kosovarët janë shumë pro-NATO dhe pro-Evropë, me mbi 90% e mbështesin anëtarësim në Aleancë dhe në Bashkimin Evropian. Pavarësisht nga politikat përçarëse të brendshme kanë bërë që ky vend shumë shpesh te përfshihet nga demonstrata në rrugë kryesish për të kundërshtuar vazhdimin e dialogut të Prishtinës me Beogradin.

Amerikanëve u janë shtuar kërcënimet që ju vinë nga popullsia myslimane. Kosova megjithatë është një shtet me kushtetutë laike, por ka popullatë kryesisht myslimane e cila është shumë miqësore me SHBA-të.

NATO ndihmoj shqiptarët e Kosovës nga përpjekjet e Serbisë për të përzënë ata në vitin 1999 nga tokat e tyre, tani Kosova është në të ndërtimit të forcës së saj të sigurisë. Bashkimi Evropian ka qenë bujare dhe i dobishme, duke siguruar shumicën e trupave të NATO-s të vendosura atje.

Pavarësisht nga artikulli i Times për Kosovën, Kosova është vendi i fundit që amerikanët shqetësohen se mund të prodhoj ekstremist, thotë Daniel Serwer.

Temat
LajmeVend

Të afërta