Si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur vetura e këngëtarit shqiptar.
Pas djegies së veturës, Genc Prelvukaj ka reaguar përmes një mesazhi në Facebook.
E gjithë kjo ka ndodhur në autostradën “Rruga e Kombit”, përkatësisht në qytetin shqiptar të Kukësit.
“Gjithë këto vite nëpër rrugë e lëvizje duhet njëherë me të ndodhë diçka e keqe. Sidoqoftë unë jam si shkëmbi kështu që pa merak. Gjërat tjera vijnë, shkojnë e blihen të reja”, ka shkruar Genci në Facebook.
LEXONI: Digjet në Rrugën e Kombit makina e këngëtarit të Etno Engjujt (Foto)
Fjalët kyçe
Genc PrelvukajTemat
Showbiz